Ditën e sotme në mediat online u raportua se gazetarja e njohur Ilda Bejleri ka aksi dentuar një 64-vjeçare pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Mediat bënin të ditur se 64-vjeçarja është go ditur rëndë teksa po kalonte vijat e bardha, ndërkohë që gazetarja është larguar nga vendngjarja.
Automjeti “X5” i zi sipas mediave rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetares Ilda Bejleri, e cila ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.
“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në Instagram.