Pas publikimit të vendimit të ashpër të UEFA-s, i cili përjashtoi Mançester Sitin për 2 vite nga aktivitetet europiane të futbollit, mediat e huaja kanë nisur të aludojnë se pas këtij sezoni trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola nuk do të drejtojë më skuadrën angleze.
Fakti që Mançester Siti nuk do të ketë mundësinë të luftojë në frontin e futbollit europian për dy sezonet e ardhshme mund ta bindë lehtësisht teknikun katalanas që të pranojë largimin nga Anglia. Në këtë mënyrë, Juventusi, por dhe PSG-ja pritet të intensifikojnë veprimet për të biseduar dhe joshur fituesin e 2 Ligave të Kampioneve për të marrë drejtimin e njërit prej tyre.