Të dashuruarit festuan dje Shën Valentinin. Por për disa prej tyre festa nuk shkoi edhe aq mirë pasi përfunduan të shtrirë në rrugët e Anglisë.Disa çifte u gjetën të ulur në stola dhe duke pirë pije alkoolike në Birmingham, Newcastle dhe Leeds.Dhe disa të tjerë kishin nevojë për ndihmën e mjekëve pasi lënduan veten dhe pinë më shumë se ç’duhet.Dhjetëra prej tyre e kaluan natën romantike më shumë të shtrirë në rrugë sesa duke shijuar atë çfarë mbrëmja ofronte.Megjithatë disa çifte shfrytëzuan rastin për tu kënaqur dhe u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar në rrugë.Disa prej djemve mbanin të dashurën në kurriz ose në krahë. Kurse të tjerë thyen ligjin dhe u shoqëruan nga policia.