Në kuadër të zbatimit të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo aku zuar për kr im të organizuar apo kri me të rënda, OFL “Operacioni Forca e Ligjit”, i ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 2 shtetasve të tjerë. OFL i ka nisur sot formularin e deklarimit të pasurisë 2 shtetasve, A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e nar kotikëve; – B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dën uar në Belgjikë për tra fik të qenieve njerëzore. “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre”, bën të ditur OFL.
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. “Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftimin e OFL-së. Me subjektet e thirrura sot, numri i subjekteve ka arritur në 11 dhe thirrjet e bllokut të parë (të dënuar) do të vijojnë deri në subjektin e fundit të regjistrit të vendimeve të formës së prerë OFL në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit në të 12 qarqet e vendit, po verifikon dhe sekuestron automjetet e këtyre subjekteve.