Aktorët e “I love Tropoja” ndodhen në Zvicër, ku mbajtën dje edhe premierën e filmit. Ata e kanë shfrytëzuar këtë udhëtim edhe për të shëtitur dhe argëtuar.Këtë na i ka treguar më së miri edhe aktori i njohur i humorit Irgen Çela përmes një video të hedhur në “Instagram”.

Në këtë video shihet aktorja Ariola Demiri duke e mbajtur mbi shpinë Irgenin ku thotë “më ka marrë gruaja xhiro”. Më pas edhe Irgeni i merr në shpinë Ariolën dhe kanë shkaktuar shumë të qeshura.Në mbishkrimin e kësaj foto Irgeni shkruan: “Çifti i lumtur për muaj mjalti në Zvicër”.