Union Berlin ka kaluar në avantazh në ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit për 1-0. Ekipi vendas ka gjetur golin që në minutën e 7′ me anë të Christian Gentner. Ky i fundit lëshoi një predhë nga distanca që mposhti portierin kundërshtar që vetëm e shoqëroi me sy. 34-vjeçari realizon golin e parë me fanellën e Union Berlinit dhe e bëri me mjaft klas.