Barcelonës nuk i ndahen dëmtimet. Pas mëse 15 minutash lojë në sfidën kundër Getafes, mbrojtësi katalanas Xhordi Alba pësoi tërheqje muskulare duke u detyruar të largohet nga fusha e lojës.Zhgënjimi dhe pikëllimi për anësorin e Barçës u pa qartë aq sa qau.
Momentalisht, Getafe ngushtoi rezultatin në 2-1, ndërsa në kampin e Barcelonës përhapet frika se Alba mund të humbasë ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kampioneve kundër Napolit, e cila do të luhet në datën 25 shkurt.Megjithatë, diagnoza do të zbulojë se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave futbollisti i kampionëve të Spanjës.Barça ka humbur shërbimet e Luis Suarezit dhe Osman Dembelesë.
Jordi Alba costretto al forfait dopo appena 20' ?#BarçaGetafe #DAZN pic.twitter.com/L6Ettc2YVi
— DAZN Italia (@DAZN_IT) February 15, 2020