Tirana ka shënuar edhe golin e qetësisë në përballjen ndaj Partizanit. Bardheblutë po fitojnë me rezultatin 3-1 në derbin e kryeqytetit e vlefshme për javën e 24 në Kategorinë Superiore.
Në minutën e 63’ Idrizaj realizon një autogol të pabesueshëm, ku pas depërtimit të Ngo nga e djathta, mbrojtësi vlonjat e ka dërguar topin në trekëndëshin e portës së tij.