Athletic Bilbao ka bërë përsëri mrekullinë. Në limitin e kohës shtesë “baskët” mposhtën Barcelonën 1-0 duke u kualifikuar në këtë mënyrë në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Ishte minuta e 72’ kur, Inaki Williams, ishte i papërmbajtshëm për vendasit duke na sjellë në skenë një moment komik. Sulmuesi lë pas me sprint Gerard Piquen i cili në moment dorëzimi kapet pas fanellës së Williams. Pavarësisht kësaj, 25-vjeçari vazhdonte me këmbëngulje aksionin duke e tërhequr zvarrë mbrojtësin spanjoll.