Mbrëmjen e djeshme moderatorja e njohur Marina Vjollca u rikthye në ekran me sezonin e ri të “Klanifornias”.Ndryshe nga herët e tjera, ajo kishte përgatitur një performancë të veçantë për të hapur mbrëmjen.
Marina kërceu për herë të parë së bashku me trupën e baletit, me një koreografi nga Albi Nako.Moderatorja ka publikuar një video nga performanca e saj dhe në profilin e Instagramit dhe duket që ndjekësve iu ka pëlqyer shumë.