Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një video ku bëhen me dije detaje për operacionin anti-KÇK. Në video shpjegohen të gjithë qytetarët që do jenë pjesë e këtij akti normativ, dhe theksohet se do sekuestrohen pasurisë dhe të gjithë do duhet ta provojnë pastërtinë para drejtësisë. Bizneset e konfiskuara të personave të skeduar si persona të inkriminuar, të akuzuar apo dën uar për një vepër pe nale do të duhet të paguajnë faturat e taksave “të mbyllura në sirtarë” nga inspektorët tatimorë të kor ruptuar, në rast ajo rezulton se është ngritur si produkt i punës.

Në të kundërt, Rama ka ritheksuar se nëse pasuria e sekuestruar buron nga kr imi, ajo të konfiskohet përgjithmonë. Rama thotë se asnjë shitje apo transferim i pasurisë së sekuestruar tek familjarë apo të afërm nuk e shpëton atë nga konfiskimi, pasi ligji special do të hetojë çdo person të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme. “Të dë nuar për tr afik drofe, qeniesh njerëzore, vra sje kri me të rënda. Të aku zuar që i kanë shpëtuar drejtësisë në bashkëpunim me KÇK. Le të provojnë para drejtësisë që pasuria e tyre nuk ka lidhje me taskat e munguara. Nëse pasuria është produkt i punës paguan taksat e munguara, nëse pasuria buron nga krimi ajo konfiskohet përgjithmonë Asnjë shitje apo blerje e pasurisë kri minale nuk e shpëton atë nga konfiskimi. Ligji special prek çdo pjesëtar të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme dhe me çdo transaksion pasurie me këtë individë“, thuhet në videon e publikuar nga Rama. Rama shprehet se do i shkojnë deri në fund këtij operacioni dhe tani është koha që të dën uarit të japin hesap për pasuritë e tyre. “PA KOMENT #KohapërHesap #DerinëFund”, shkruan Rama në Facebook.

PA KOMENT #KohapërHesap #DerinëFund

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 7. Februar 2020