Quaden Bayles është vogëlushi me nanizëm, një sindromë që pengon rritjen fizike, i cili shfaqet në videon prekëse të postuar nga nëna e tij. Në video ai lutet që t’i jepnin një litar dhe të vri ste veten, pasi shokët në shkollë e tallnin për shkak të gjatësisë së tij. Komediani i njohur, Brad Williams i cili është gjithashtu me nanizëm, ka ngritur një faqe për të mbledhur fonde për 9-vjeçarin që të mundësojnë udhëtimin e tij në Disneyland.
“Po e hap këtë fushatë për t’i treguar Quaden se bull izmi nuk do të tolerohet më tek ai dhe se është një qenie e mrekullueshme që meriton vetëm lumturi. Do ta marr Quaden dhe nënën e tij dhe do ju sjell në SHBA, do t’i akomodoj në një hotel të mirë dhe do të shkojnë në Disneyland”; është shprehur ai. Ende pa mbushur 24 orë nga hapja e kësaj fushate, njerëzit kanë dhuruar më shumë se 200 mijë dollarë. Kujtojmë që bull izmi është një prej problemeve më të mëdha tek fëmijët, i hasur shumë në shkolla dhe mjedise të tjera.