Këngëtarja shumë e dashur për publikun Samnta Karavella ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”. Fëmijët i drejtuan asaj pyetje nga më të ndryshmet, duke prekur dhe jetën e saj private. Vogëlushja Herla e pyeti këngëtaren nëse është beqare pasi dhe daja i saj është beqar. Samanta i bëri pyetje rreth dajës, si mosha apo nëse është i pashëm. Në fund ajo i tha se do ta bisedojnë pas emisionit.
Biseda: Herla: Samanta a je beqare se edhe unë e kam dajën tim beqar? A e do numrin e telefonit? Samanta Karavella: Dajën? Alketa Vejsiu: Daja apo xhaja? Herla: Daja. Samanta Karavella: Po hë njëherë, t’i marrim këto informacionet e para. Alketa Vejsiu: Është daja këtu sot? Herla: Jo Alketa Vejsiu: Daja çfarë ke humbur sonte. Herla: Është në Pogradec daja.
Samanta Karavella: S’ka problem. Çfarë pune bën daja? Herla: Nuk e di. Samanta Karavella: Sa vjeç është? Është tamam për mua? Herla: Nuk e di sa është, por është pak i madh jo i vogël. Samanta Karavella: S’ka problem i madh të jetë, por jo i vogël. Alketa Vejsiu: Është simpatik? Herla: Po, po Samanta Karavella: Do ta flasim pas “Piter Panit Burimi: “tvklan.al