Përqindja e vdekshmërisë në Kinë nga koronavirusi është 2,29%, ndërkohë që ajo jashtë Kinës është 0,55%, deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi në Konferencën e Sigurisë që po zhvillohet në Mynih.

”Kjo tregon se sëmundja është e shërueshme”, theksoi ai. ”Mundësia e rritjes ekonomike nuk është e kompromentuar dhe Kina do të dalë nga kjo situatë më e fortë dhe do të shndërrohet në një ekonomi më të fortë”, deklaroi Wang.