Këngëtarja e njohur Xheisara e ftuar dje në emisionin “Ditë e re” hodhi poshtë thashethemet se ajo dhe Romeo janë në një lidhje, thashetheme të cilat nisën pasi këngëtarja e përmendi aktorin në një intervistë. Xheisara u shpreh se nuk e ka parë kurrë Romeon dhe i bëri thirrje të takohen. “E shkreta unë atë Romeon s’e kam parë një herë në jetën time. Do t’i bëj një thirrje publike: Romeo kudo që të jesh zemër, të lutem hajde pimë një kafe bashkë se na kanë bërë dashnor me zor”, tha Xheisara duke qeshur.
Mirëpo vetëm një ditë para se Xheisara të jepte intervistën, Romeo ishte i ftuar në “Thumb on”, ku tregoi se nuk e njeh Xheisarën. “Unë për herë të parë e dëgjova tani te emisioni juaj”, tha Romeo. Pra Xheisara e Romeo as nuk njihen me njëri-tjetrin, kështu që thashethemet për lidhjen bien poshtë.