Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim pune me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Në takimin e zhvilluar është folur mbi marrëdhënien mes dy vendeve si prioritet e përbashkëta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Spiropali shkruan se raportet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në nivele të shkëlqyere dhe se vendi ynë mbetet një anëtar solid i NATO-s. “Mbështetja e çmueshme që SHBA ofroi e vijon të ofrojë në ngritjen e superstrukturave të #DrejtësisësëRe, të cilat sollën në zinxhir efekte pozitive në aplikimin e Ligjit Special ‘Anti-KÇK’”-shkruan ndër të tjera Spiropali
STATUSI I PLOTË:
Prita sot Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Raportet e shkëlyqera midis dy vendeve tona, partneriteti solid si aleatë të NATO-s, mbështetja e çmueshme që SHBA ofroi e vijon të ofrojë në ngritjen e superstrukturave të #DrejtësisësëRe, të cilat sollën në zinxhir efekte pozitive në aplikimin e Ligjit Special ‘Anti-KÇK’, si dhe rruga jonë përvijuese drejt integrimit në familjen evropiane, ishin piketat që vijëzuan takimin e këndshëm me Ambasadoren Kim.