Sekretari për marëdhëniet me mediat dhe shoqërinë civile, Alfred Peza ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Bashën i cili ka postuar ditën e sotme një foto ku shfaqet me një grua, e cila ka dalë të bëjë pazarin për familjen e saj.

“Zbulohen 5 pikat e strategjisë së re të Lulit për të rrëzuar Edin.”-shkruan Peza.

Postimi i plotë:

Zbulohen 5 pikat e strategjisë së re të Lulit për të rrëzuar Edin.

Hapi i parë: Del e porosit një kafe për qejfin e vet.
Hapi i dytë: E pi gjith tangërrllik me menaxherin e lokalit t’lagjes.
Hapi i tretë: Del dhe blen domatet te tregu përballë.
Hapi i katërt: Shkon fshehtas në shpi dhe grin sallatë gjithë ditën.
Hapi i pestë: Ja këput gjumit, deri nesër në mëngjes…