Nga Alferd Peza/

Prapa pafajësisë dhe naivitetit të postimeve që ka nisur që të bëjë këto ditë në insta story-n dhe facebook-un e tij, më në fund u kuptua se aty fshihen mesazhet e një Kodi sekret, të Kryetarit të Partisë Demokratike.Këshilltarët e tij, përmes këtyre postimeve ku Luli duket herë duke hedhur hapat një e nga një, herë duke pirë kafe, e herë duke psonisur në treg, po i japin të gjithë opozitarëve të Shqipërisë, kodet e strategjisë së re të Lulit. Pas një konsultimi intensiv edhe me të famshin Dan Brown, rreth simbologjisë dhe kriptologjisë së këtyre postimeve, u zbuluan më në fund edhe pesë pikat mbi të cilat Luli e ka ngritur fitoren e ardhshme të opozitës, ndaj mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama. 

Ato janë:  

Hapi i parë: Del në mëngjes dhe porosit një kafe për qejfin e vet.Hapi i dytë: E pi gjith tangërllik me menaxherin e lokalit t’lagjes.Hapi i tretë: Ikën me vrap dhe blen domatet te tregu përballë.Hapi i katërt: Shkon fshehtas në shpi dhe grin sallatë gjithë ditën.Hapi i pestë: Ja këput gjumit, deri nesër në mëngjes.Tiranë, më 1 shkurt 2020