Tifozët e Manchester Unitedi i janë gëzuar lajmit se klubi i tyre i preferuar ka buxhet prej 330 milionë eurosh për t’i shpenzuar për transferimin e lojtarëve të rinj gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas SoccerEx – që e publikon listën Football Finance 100 për t’i sqaruar fuqitë financiare të klubeve më të mëdha të Evropës – Manchester Unitedi ka buxhet të madh për afatin kalimtar të verës falë përfitimeve të mëdha financiare nga marrëveshjet për sponsorizim dhe reklamim.

Ky medium i shfrytëzon disa burime të veta të afërta me klube për të treguar se sa kanë mundësi financiare klubet për të shpenzuar në afatin e ardhshëm kalimtar dhe Manchester Unitedi i lë prapa klubet e tjera, me buxhet prej 330 milionë eurosh. Prej se është emëruar trajner i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer i ka shpenzuar 264 milionë euro në dy afate kalimtare për transferimin e Daniel James, Aaron Wan-Bissaka, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes.

Lista e plotë: 1. Manchester United – 330 milionë euro 2. Arsenal – 314 milionë euro 3. Bayern Munich – 265 milionë euro 4. Real Madrid – 228 milionë euro 5. PSG – 165 milionë euro 6. Athletic Bilbao – 158 milionë euro 7. Napoli – 141 milionë euro 8. Spurs – 136 milionë euro 9. Lille – 82 milionë euro 10. Sevilla – 80 milionë euro