Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha, ashtu siç e ka paralajmëruar edhe më parë edhe CNA.al, po mundohet të bëjë një sërë videosh për të përmirësuar imazhin e tij publik. Për këtë po kujdeset në veçanti një kompani izraelite e ardhur në selinë e PD-së enkas për këtë punë, gazetarja Desada Metaj në rolin e koordinatores në krah të Lulzim Bashës dhe bashkëshortja Aurela. Një zhurmë e madhe u krijua nga vizita e Bashës në Qytetin Studenti, pasi vizitoi dhomën e disa “studentëve” në konvikt.

Por kush janë ato që ai i quan studentë? Zbulohet se njëri prej të rinjve quhet Xhesian Shazimani dhe është gazetar i “Shekullit”, gazetës së kryetarit të partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhimës. Xhesian Shazimani e deklaron hapur në profilin e tij personal në rrjetet sociale, se punon në gazetën “Shekulli”, madje ka publikuar edhe disa artikujt të kësaj medie. Natyrshëm lind pyetja, çfarë e lidh gazetarin e Kokëdhimës me Lulzim Bashën dhe me skenaret e tij për të rilindur figurën politike?/ CNA.al