Modelja e njohur britanike, Lauryn Goodman ka zbuluar emrin e futbollistit që e ka lënë shtatzënë.

Bëhet fjalë për ‘yllin’ britanik të Machester Cityt, Kyle Walker, i cili do të bëhet baba për herë të katërt së shpejti.

Por problemi është se Walker është frekuentuar me 29-vjeçaren verën e shkuar, kur ai ishte ende i martuar me Annie Kilner.

“Dua ta bëj njëherë e mirë të qartë, sepse po mbytem me mesazhe që më pyesin se kush është babai. Jam stresuar shumë gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë sime dhe kanë nisur spekulime të cilave unë dua t’u jap fund. Kyle Walker dhe unë po presim një fëmijë në prill, i cili është ngjizur gjatë periudhës kur ne ishim të ndarë nga ish-partnerët tanë. Kjo do jetë hera e parë dhe e fundit që unë do të komentoj në lidhje me këtë çështje”, tha Goodman për “The Sun”.

Por Walker jetonte ende me ish-bashkëshorten e tij Annie Kilner verën e shkuar, pavarësisht se marrëdhënia e tyre ishte në krizë. Shkaku i krizës së atëhershme ishte pasi modelja Laura Braun zbuloi për “The Sun” se ajo kishte qenë në shtrat me mbrojtësin e djathtë të “Tre Luanëve”.

Prillin e shkuar, Laura i dërgoi një mesazh gruas së futbollistit për t’i thënë se ajo dhe ai kishin fjetur së bashku disa herë pasi ishin takuar në një klub nate në Mançester në shtatorin e 2018-ës.