Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se refuzon t’i përgjigjet zëdhënësit të presidentit, i cili e quajti të çmendur, pasi po kalon një kohë “shumë të mirë dhe të lumtur”. E megjithatë, Spiropali nuk ngurroi t’i quajë “halabakë që kanë marrë pen g Presidencën”.
Më tej në emisionin “Real Sotory”, ministrja socialiste tha se Meta po tenton të godasë interesat e shqiptarëve në prag të çeljes së negociatave duke i prishur lumturinë shqiptarëve.