Zinedine Zidane ka folur në kuadër të takimit mes Realit të tij dhe Manchester Cityt, që do të luhet mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 në mitikun “Bernabeu”. Numri një i stolit të “Los Blancos” foli edhe për përballjen e tij me Pep Guardiolën, duke e cilësuar këtë të fundit si trajnerin më të mirë në Botë. “Guardiola e ka treguar gjithmonë që është më miri në Botë. Fillimisht te Barcelona, më pas te Bayern dhe tani te City. Është Real Madrid-Manchester City, jo Guardiola-Zidane”, tha trajneri i Real.