Sot, më 17 mars 2020 Italia feston 159 vjetorin e bashkimit kombëtar, kur më 17 Mars të vitit 1861, Viktor Emanueli i Dytë i Savojës e shpalli Italinë mbretëri. Shumëkush kujton festimet madhështore të 9 viteve më parë me rastin e 150 vjetorit të bashkimit të Italisë. Sot, me epideminë e koronavirusit dhe Italinë ‘e mbyllur’ në përpjekje që të përmbajë përhapjen e infeksionit, Roma zyrtare është e kënaqur edhe me vetëm një memorie.

Emergjenca shëndetësore ka rikrijuar një ndjenjë të re të krenarisë komunitare dhe kombëtare, e shprehur me flamuj trengjyrësh që varen në dritare ndërsa kryeministri Italian Giuseppe Conte ka përsëritur në Facebook se “Italia duhet të bashkohet si kurrë më parë. Ne me krenari tundim flamurin tonë. Ne me krenari këndojmë himnin tonë kombëtar. Të bashkuar, të përgjegjshëm, të guximshëm. Të gjithë së bashku për të mposhtur ar mikun e padukshëm”.