200 qytetarë shqiptarë që ishin të bllokuar në Gjermani, janë nisur drejt Tiranës. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, informacionin e nisur lidhur me çështjen e dyqind (200) pasagjerëve shqiptarë të cilët janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani, thekson se, “qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë (7) të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës”.
MEPJ bën me dije se, “pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës”. “Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës”, shton MEPJ.