Sistemi i Enver Hoxhës e shpalli Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilësoi si xhandarin e botës.
Më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rikthyen. William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.
Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe ambasadorja e porsaardhur në Shqipëri. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim kujton rivendosjen e marrënieve diplomatike me vendin tonë në më 15 mars 1991.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë.
“Pas 52 vitesh të ndarë, më 15 mars 1991, SHBA dhe #Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike.
SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë.
Gëzuar përvjetorin!”, shkruan Kim në një postim në rrjetin social Twitter.