Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter, ka vlerësuar vendimin e qeverisë për të dërguar mjekë dhe infermierë shqiptarë në Itali, shtetin më të prekur nga koronavirusi në botë.

Soreca shkruan se kjo është një tjetër arsye pse Shqipëria duhet të jetë në Bashkimin Europian.

“Solidariteti i treguar demonstron një arsye tjetër të mirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Fryma e tyre e solidaritetit dhe afërsisë që po demonstrojnë me këta njerëz, është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që lindi Bashkimin Europian”, shkruan ambasadori Soreca.