Nga Alban Daci-Genova
Solidariteti shkon përtej urrejtjes, e kalon interesin politik e mund konfliktualitetin dhe rrit shpresën.
Dje nga Shqipëria erdhën 30 mjekë! Përtej vlerës sensibilizuse, filluan kritikat e pikërisht nga vetë ne shqiptarët e ndoshta nga ato shqiptarë që s’kanë bërë asgjë në jetë e në kohën e komunizmit do i quanin parazitë e sot padrejtësisht disa quajmë dhe i konsiderojnë mendje të ndritura.
Kritikat ishin:
Të kthehen se skemi mjekë për vete
30 s’janë shumë
Shumë reklamë
Rama e bëri për pushtet
Rama po i çon drejt vdekjes 30 mjekët
Po e nis nga kjo e fundit! Mjekët janë gjithmonë ndërmjetësues mes vdekjes dhe jetës. Ata janë engjëj që luftojnë kundër vdekjes, por edhe nuk kanë frikë ndaj saj. Mjekët vdjeken e kanë armik në llogor, por edhe e respektojnë si proces të pandalshëm të jetës njerëzore.
Në Itali ka me shumë se 600 mijë shqiptarë Shumë shqiptarë të shkolluar këtu janë pjesë e realitetit italian e kontribuojnë në fusha të ndryshme. Ka plot mjekë që quhen italianë, sepse janë shkolluar këtu, por në fakt janë e ndjehen shqiptarë.
Edhe pse shqiptarët janë ndër më të integruarit në shoqërinë italiane, mjediset dhe redaksitë e mediave nuk kanë qenë shumë bujare me shqiptarët duke u paragjikuar dhe përgjithësuar padrejtësisht.
Me të vërtetë janë 30 mjekë, por për realitetin shqiptarë, për nevojën italiane, ato në këto momente janë sa 300 spartanë dhe vlejnë sa 600 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali!
Edi Ramën mund ta kritikojmë në planin politik, njerëzor dhe është krejt normale, por ia ka një nuhatje të jashtëzakonshme për të kapur momentin. Ai më fjalimin e tij dje para nisjes së 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë, u ka bërë një ndër të madh shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali dhe i ka bërë një nder imazhit të Shqipërisë. Gjithashtu ka dhënë një kontribut për sistemin e Shëndetësisë italiane që po kalon një periudhë apokaliptike.
Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë si vend sa herë kemi pasur nevojë, në momentet më të vështira, disa për fajin tonë e disa për fajin e natyrës.
Dje të gjitha mediat italiane e jo vetëm folën për 30 mjekët e infermierët shqiptarë. Foli edhe Salvini duke shprehur dëshirën për të shkuar në Shqipëri. Shpresoj e uroj që Salvini të mos harroj këtë e të mos i konsideroj shqiptarët emigrantët si gjithë të tjerët.
Italinë dhe Shqipërinë i ndan vetëm deti, por i bashkon historia, kultura dhe civilizimi i përbashkët europian.