Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shpalli mbrëmjen e djeshme gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë së koronavirusit në rajon.  “Ne vendosëm të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç gjatë një konference televizive për median.

”Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë”, tha Vuçiç duke shtuar se masat e mëtejshme do të shpallen më vonë. Serbia deri tani ka regjistruar 48 raste të konfirmuara të koronavirusit.