Një hulumtim i fundit nga Global Sports Salary Survey zbuloi se futbollisti mesatar në Premierligë i fiton 61,024 funte në javë, që do të thotë më shumë sesa 3 milionë funte në vit. Megjithatë, shumë futbollistë s’varen nga karriera e tyre në futboll për të qenë të pasur, shkaku i familjeve të tyre. Hugo Lloris- Portieri i Francës dhe Tottenhamit u lind në familje të pasur, pasi që nëna e tij ishte avokate e suskessshme, ndërsa babai i tij ishte investitor. Robin van Persie- Edhe ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedi e pati një fëmijëri mjaft luksoze. Nëna e tij është piktore dhe dizajnere e bizhuterive, përderisa babai i tij është një skulptor i suksesshëm. Gerard Pique- Babai i qendërmbrojtësit të Barcelonës është avokat dhe biznesmen, përderisa nëna e tij është drejtoreshë e një spitali në Barcelonë. Gjyshi i tij ishte më herët drejtor në Barcelonë.

Mario Gotze- Babai i Gotzes është një profesor i mirënjohur në Universitetin e Teknologjisë në Dortmund, ndërsa më parë kishte punuar edhe në Universitetin prestigjioz amerikan Yale. Madje sugjerohet se pikërisht fama dhe paratë e familjes së tij ndihmuan që ai të ngrihet nga akademia e Dortmundit. Andrea Pirlo- Babai i Pirlos e kishte themeluar një kompani të hekurit në Brescia të Italisë në vitin 1982, përderisa edhe ish-mesfushori i Milanit e Juventusit tani ka aksione në kompaninë familjare.