Një 29-vjeçar nga Dibra është personi i parë i ardhur nga zonat e kuqe që është gjo bitur nga policia, pasi ka thyer rregullin e vetëkarantinimit. I riu me inicialet E. S., ishte kthyer nga Italia me datën 3 mars dhe pavarësisht se me anë të celularit i ishte bërë thirrje që të vetëkarantinohet , ai nuk e zbatoi këtë urdhër, duke u shndërruar në një rr ezik serioz për të gjithë banorët e fshatit. Për pasojë është gjobitur 700 mijë lekë. “Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet në banesat e personave të kthyer nga vendet e prekura nga COVID-19. Thyen rregullin për vetëkarantinim, gjobitet nga Policia një 29-vjeçar. Gjobitja me masë administrative në vlerën 700.000 lekë, për shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas, më datë 03.03.2020 është kthyer nga Italia dhe është njoftuar nga specialisti i Policisë së zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19, gjë të cilën nuk e ka respektuar. Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky shtetas ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij. Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë. Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë”, njofton policia.