Sot, më 25 shtator është dita ndërkombëtare e ëndrrave. Interesi për të zbuluar më shumë rreth tyre nuk është shuar dhe me shumë gjasa nuk do të shuhet kurrë. Më poshtë, janë listuar disa fakte të cilat shumë prej nesh nuk i kanë dëgjuar ndonëherë për ëndrrat.
1. Mesatarisht ne shohim 5 deri në 7 ëndrra gjatë një nate të cilat në total zgjasin 2 orë. 2. Ne i mbajmë mend ëndrrat vetëm nëse zgjohemi 5 minuta pasi i kemi parë. Më pas, 90% të tyre e kemi harruar. 3. Emocioni më shpesh i përjetuar në ëndrra është ankthi. Rezultati janë makthet. 4. Sipas studimeve të kryera së fundmi, 12% e njerëzve shohin ëndrra në bardh e zi. 5. Pas këtij rezultati u aludua se njerëzit të cilët janë rritur duke parë TV bardh e zi shohin ëndrra pa ngjyra. 6. Henry VI është e vetmja vepër në të cilën Shakespeare-i nuk përfshn fjalën ëndrrë. 7. Zakonisht shohim ëndrra gjatë (lëvizjes së shpejtë të syve), proçes i dallueshëm nga pjesa tjetër e gjumit. 8. Zogjtë dhe gjitarët gjithashtu, prandaj nuk është më një supozim që edhe ata ëndërrojnë.