Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, Policia e Vlorës ndryshe nga ditët e tjera rutinë, nëpërmjet punonjësve të policisë (djem e vajza) ka dalë në qytet duke dhuruar lule për gratë dhe vajzat e qytetit të Vlorës dhe broshura për burrat të cilat përmbanin mesazhe kundër dhu nës ndaj grave.
Nuk janë thjeshtë lule, as urime të zakonshme, por janë mesazhe sensibilizimi, për të respektuar femrën çdo ditë të vitit dhe si e barabartë në shoqëri.Punonjësit e Policisë nëpërmjet broshurave të shpërndara burrave dhe trëndafilat grave, kanë përcjellë mesazhin e fortë: JO dhu nës ndaj grave, PRO dashurisë ndaj jetës!