Nga Mentor Kikia/
Këto telefona kushtojnë secili nga dy, a më shumë, krevate spitali, ose secili sa paga mujore e një mjeku në një vend të zhvilluar.
Ata që i prodhojnë dhe ata qeë i blejne, sot janë izoluar brenda në shtëpi.
Këta dy burrat “kushtojnë” secili sa buxheti vjetor i ministrisë së shëndetësisë në një vend të varfër.
Edhe këta janë mbyllur në shtëpi nga frika.
Kjo anije kushton sa një qytet i tërë, me gjithë shkolla e spitale brenda.
Edhe ushtarët e saj janë në karantinë tani.
Kjo vila, e një aktori në Hollyvood, kushton sa e gjithë qendra spitalore universitare e Shqipërisë.
Edhe ai dhe familja e tij janë mbyllur brenda saj.
Ky realitet ndodh sepse njerëzimi sot është dalldisur pas teknologjisë, është verbuar pas manisë që të ketë në dorë paisjen me inteligjente të mundëshme.
Njerëzimi është harbuar pas dëfrimit, duke krijuar një kastë njerëzisht që pasi janë pasuruar pa prodhuar asnjë, paguhen e pasurohën sërish nga rrjetet sociale edhe pse thjeshtë publikojnë foton e prapanicës së tyre.
Shtetet janë harbuar pas luftrave dhe garës së armëve, për të sunduar njëri-tjetrin dhe botën.
Kjo shoqëri e shtrembëruar deri në palcë, befas u gjend para një realiteti, ku në mes të këtyre shpenzimeve të llahtarshme, kishte harruar të prodhonte maska, doreza e krevate për spitalet.
Une s’jam as kunder teknologjise, as kunder sportit e kultures, por kunder shpenzime e pa fre ne disa drejtime, e braktisjes se disa drejtimeve te tjera.
Nëse pas koronës, njerëzimit do ti duhet të ndryshojë ca gjëra, ai duhe tia nisë pikërisht nga prioritetet.