Administrata shtetërore do të vazhdojë të jetë pushim edhe nesër e hënë, nisur kjo edhe nga fakti që dita e verës pushim zyrtar qëlloi ditë të diele.
Por në pushim të pjesshëm do të jenë edhe në vijim, pasi administrata aktualisht po punon me staf të reduktuar, ku nënat kanë marrë leje për të qenë pranë fëmijëve që nuk ndodhen në shkollë, kurse jashtë pune janë edhe ata që janë në moshë të thyer, si më të rrezikuarit nga COVID-19.
Në punë do të qëndrojnë ata që janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esenciale për qytetarët, siç janë edhe kompanitë që garantojnë hallkat jetike të ekonomisë së vendit, pra kryesisht në kompanitë private.