Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës njoftoi sot se “në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nga sot më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes aeroportit “Adem Jashari”. Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe ju mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.

Nesër në nisje do të realizohen fluturimet si vijon: Prishtinë – Zurich, 6 fluturime Prishtinë – Stuttgart, 2 fluturime Prishtinë – Munich, 1 fluturim Prishtinë – Stamboll, 1 fluturim Ju lusim qe te kontaktoni kompanitë ajrore për informacione shtesë.