Koronavirusi vazhdon të përhapet në gjithë botën dhe së fundmi mësohet se ylli i serialit, Game of Thrones, Kristofer Hivju është infektuar. Ai përmes rrjeteve të tij sociale bëri të ditur se pas analizave të kryera ka rezultuar pozitiv.

“Më vjen keq të them, se unë kam rezultuar pozitiv për COVID-19. Unë dhe familja ime jemi izoluar në shtëpi për aq kohë sa është e nevojshme. Ne jemi në shëndet të mirë. Unë kam vetëm simptoma të buta të një të ftohti”. Gjithashtu, ai i bëri thirrje të gjithë ndjekësve të tij të tregojnë kujdes, të lajnë duart dhe të ruajnë distancën e përcaktuar nga njëri-tjetri.