Modelja dhe moderatorja Alesia Bami mund të konsiderohet padyshim si një ndër vajzat më të suksesshme, ndonëse në një moshë të re. Ajo është komentuar shpesh për jetën e luksit, veshjet e shtrenjta dhe udhëtimet. E ftuar së fundmi në emisionin “E diell”, në rubrikën “Trotuar”, Alesia ka treguar se pas gjithçkaje qëndrojnë prindërit. Modelja është shprehur se prindërit e kanë mbajtur gjithmonë me të mira.

“Ne gjithmonë kemi një hall, që kur shohim një njeri të veshur mirë themi: Ku i gjeti ky këto? Por unë që kur kam qenë e vogël me kanë mbajtur ata të shtpiësë me gjithë të mirat, nuk kam kaluar nga këtu-këtu, i kam ngjitur shkallët avash avash. Unë kam pak veshje të firmave, sepse në përditshëmri vishem me Adidas”, u shpreh Alesia.