Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Median, Alfred Peza tregoi në studion e lajmeve të Ora Neës detaje nga puna që vijon pas mbajtjes së Kongresit. Peza tha se së shpejti do të mblidhet Asambleja e re e PS për të konfirmuar kryesinë apo sekretariatin. Peza tha se ky ishte një “kongres zgjedhor” që i paraprinë zgjedhjeve të qershorit të vitit 2021. Alfred Peza: Pas Kongresit të PS ku u zgjodh Asambleja e re, ajo do të mblidhet brenda këtyre ditëve. Nga asambleja e re kalohet te procedurat e reja që kanë të bëjnë me zgjedhjen apo konfirmimin e kryesisë apo sekretariatit. Ky Kongres e kishte emërtimin “Kongres zgjedhor”, sepse ka nisur me zgjedhjet e reja brenda PS. Për herë të parë drejtimi i këtyre organizatave do të bëhet mes një zonje dhe një zotërie. Më pas ka vazhduar me hallkat e tjera në PS. Po bëhemi gati për zgjedhjet e qershorit të vitit 2021.

Ai foli dhe për ligjin e dekr iminalizimit, që tashmë do të zbatohet edhe brenda rradhëve të PS. Peza tha se Partia Socialiste ka reaguar më shumë se çdo subjekt tjetër politik për këtë çështje. Alfred Peza: PS ka reaguar më mirë se çdo parti tjetër politike. Një nga filtrat e saj më të rëndësishëm është zbatimi brenda saj të ligji të dekriminalizimit. Në asnjë rast, PS, për çdo individ brenda radhëve të saj që nuk e kaluar testin, ka qenë përgjegjësi personale. Që në momentin që ligji i dekriminalizimit që ka hyrë në fuqi janë 670 raste të personave që janë kapur nga rrjeta e dekriminalizimit në të gjitha nivelet. Dekriminalizimi nuk ka ngjyrë, përballë tij do të jenë të gjithë të barabartë. Ne e bëjmë procesin e verifikimit paraprak të çdo individi. Gjithashtu, Alfred Peza foli edhe për konf liktin mes Presidentit dhe mazhorancës. Peza tha se ato që thotë Presidenti nuk janë të vërteta për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, Peza tha se nuk ka shanse të ketë zgjedhje të parakohshme.

Alfred Peza: Ai po tenton të kapi Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që kur ti vij radha e vendimit për shkarkimit të shpëtoi nga shkarkimi i tij si Kreu i Shtetit. Manifestimi i Presidentit është politik, nuk ka lidhje me vendimmarrjen e mazhorancës. Mazhoranca ka ngritur një Komision Hetimor, dhe nëse gjetjet do të jenë të tilla që Presidenti i plotëson të gjitha kushtet për tu shkarkuar, do ta shkarkoi por mbetet që vendimi të certifikohet në Gjykatën Kushtetuese. Zero shanse për zgjedhjet e parakohshme. PS në Kongresin e saj ka miratuar edhe programin e punës së vetë dhe ky kalendar është deri në 30 qershorin e vitit 2021, që do të thotë se atëherë do të jenë dhe zgjedhjet.