Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se Amerika do të ndihmojë Shqipërinë me një shumë të majme financiare, për të luftuar shpërthimin e virusit.

“SHBA ka premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miqtë si Shqipëria dhe vende të tjera, për të luftuar Covid-19. Një shumë që do të shkojë për të shtuar kapacitetet dhe përmirësuar infrastrukturën. Ne do ta kalojmë bashkë këtë luftë, si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.