Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka treguar se si po i kalon ditët e qëndrimit në shtëpi gjatë vetëizolimit. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se largësia ndaj miqve dhe kolegëve ka qenë e vështirë për të dhe se ka vendsour të sistemojë librat e pikturat në shtëpinë e re. “Dërgesa ime mbërriti nga SHBA-ja javën e kaluar, kështu që do ta kaloj ditën duke sistemuar libra dhe duke varur piktura në shtëpinë time të re në Tiranë.

Ndarja fizike nga miqtë dhe kolegët është e vështirë, por le ta shfrytëzojmë kohën, të ruajmë një frymë pozitive dhe të bëjmë pjesën tonë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Faleminderit të gjithë stafit të kujdesit shëndetësor dhe zbatimit të ligjit për faktin se jeni në vijat e para!”, ka shkruar Kim.