Rubrika “Kujdes Shëndetin”, në “E Diela Shqiptare në TV Klan solli ditën e sotme intervistën me mjekun Ardian Jorgji.
Ai u përgjigj pyetjeve të qytetarëve në lidhje me virusin dhe situatën që është krijuar në vendin tonë dhe si të kujdesemi për shëndetin tonë.
Ardit Gjebrea: Dritaret, dyert duhet t’i mbajmë hapur se disa thonë po, disa jo?
Ardian Jorgji: Ambientet e ajrosura janë gjëja më e mirë, për sa i përket situatave virusale, mos harrojmë se në shtëpitë tona nuk jetojmë vetëm. Nga ana tjetër mund të thotë dikush: Doktor përhapet virusi përmes ajrit? Po përhapet.
Ardit Gjebrea: Hapet përmes ajrit, se kjo është edhe një pyetje tjetër që doja të bëja. A qëndron në ajër ky virus, me aq sa mund të jetë studiuar deri sot?
Ardian Jorgji: Do i referohem një studimi, por këtu, do të them se përditësohen të tëra të dhënat. Studimet e fundit thonë se mund të jetojë në ajër deri në 3 orë, në ambiente metalike mund të arrijë deri në 9 ditë, në plastikë mund të rrijë nga 24 orë deri në 3 ditë. Në telefonin tonë mund të rrijë deri në 7-8 ditë. Edhe telefonit duhet t’i sillemi siç i sillemi duarve tona.
Ardit Gjebrea: Në mungesë të maskës shkruan dikush, me çfarë mund të mbrohemi se nuk po gjejmë dhe duhet të shkojmë në punë?
Ardian Jorgji: E para maska është projektuar, që ai që ka një problem të kufizojë sa më shumë të jetë e mundur shpërndarjen e problemit apo të patologjisë që ai ka.
Ardit Gjebrea: Çfarë duhet të kemi kujdes?
Ardian Jorgji: Higjienën personale dhe unë besoj me patjetër që është ora e ndërgjegjes individuale mbi të gjitha, për të frenuar përhapjen e virozës. Kjo është kryesore për mendimin tim, që të mund të arrijë të funksionojë sistemi shëndetësor dhe të arrijë të përballojë situatën. Kjo duhet të jetë detyra jonë, të frenojmë përhapjen e virozës.