Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti është shprehur se për momentin nuk mendon fare për futbollin dhe se të gjithë bashkë duhet të luftojnë me këtë pandemi që ka “alarmuar” botën dhe po merr çdo ditë jetë njerëzish.
Tekniku Italian u shpreh se vendimi për ndaljen e Premier League ishte i duhur, ndonëse theksoi se në Angli nuk e kanë ndjerë akoma aq shumë situatën që krijon përhapja me shpejtësi e koronavirusit.
“Për mua në këto momente futbolli vlen zero, po të llogarisim jetët që po humben çdo ditë. Në Angli nuk e kanë kuptuar sa e rëndë është situate, por unë shoh buletinin e të vdekurve në Itali dhe tmerrohem”, tha Ancelotti.
Ish trajneri i Napolit, aktualisht në pankinën e Evertonit, deklaroi se ndonëse futbolli është ndërprerë, shkëmben shpesh mesazhe me kolegët e tij në Premier League, si Jurgen Klopp, Jose Mourinho e Pep Guardiola.
“Me Klopp shkëmbejmë mesazhe ndonjëherë, pasi kemi një stimë reciproke. Pastaj është Mourinho, një personazh i ndjeshëm dhe i sinqertë. Është ashtu siç e shikon. Me Guardiolën shkëmbejmë mesazhe e impresione për futbollin, ndërsa Allegri është konkret e korrekt”, tha trajneri Italian.