Andrea Angelli flet për të tashmen dhe të ardhmen e futbollit. Presidenti i Juventusit ka deklaruar për “Business of Football Summit”, organizuar nga Financial Times në Londër: “Coronavirus në Itali do të ketë një impakt neg ativ edhe në ekonominë e vendit. Çdo sipërmarrje në çdo vend do të goditet nga një rënie të ardhurash dhe aktiviteti. Prioriteti është shëndeti publik, objektivi është që të ndalojë përhapja e vir usit”.
“Ne punojmë duke menduar se çfarë do të dojë konsumatori: jo vetëm sot, por pas 10-15 vitesh”. Sa i përket Champions League: “Roma nuk është në Champions këtë vit, por në sezonet paraardhëse ka dhënë kontribut të madh për renditjen UEFA të Italisë. Por, duke pasur vendin e sigurtë në këtë kompeticion, do të mbroheshin investimet e klubit”.