Andrra Destani bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha ndonëse larg për shkak të koronavirus ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj e cila ka pasur ditëlindjen.

“Nënë…sikur të mos ikja kurrë nga streha e kraharorit tënd”, kështu e nis dedikimin e saj Andrra ndërsa ka publikuar foto në 2 periudha të ndryshme.

“Nënë…sikur të mos ikja kurrë nga streha e kraharorit tënd, sikur t’i dëgjoja sërish ninullat nga zëri që më jep paqe në shpirt, sikur të mund të ta ledhatoja fytyrën që s’ma kurseu kurrë buzëqeshjen, sikur kilometrat të mos ishin mes nesh, s’do reshtja kurrë së thënuri se je më e shtrenjta për mua.

Dua ta ndal kohën në çastet me ty, t’i jetoj me të njëjtën forcë emocioni që i kujtoj. Dua të të uroj sot, edhe pse zemra më kërkon përqafimin e munguar. Gëzuar ditëlindjen, ty që je rreze e ngrohtë shpirti për familjen tonë. E pac gjithë jetën festë aroma ime e jetës. Të jesh nënë është sakrificë e bukur, të jesh TI është hyjnore”, shkruan Andrra.