Rezultatet e testit të dytë për koronavirusin për kancelaren gjermane Angela Merkel rezultuan sërish negative.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert të mërkurën e 25 marsit.
Seibert i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA që Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia dhe do t’i nënshtrohet një testi tjetër në fillim të javës tjetër.
Kancelarja gjermane hyri në karantinë të dielën e kaluar për shkak të kontaktit të mëparshëm me një mjek i cili më vonë kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.
Të hënën, ajo mori pjesë në mbledhjen e saj javore të Kabinetit përmes telefonit. Seibert theksoi se Merkel do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj zyrtare gjatë qëndrimit në shtëpi.