Në kohën kur Shqipëria regjistron 10 raste me koronavirus, mjeket apelojnë se kur qytetarët duhet ti drejtohen spitalit nëpërmjet numrit 127. Mjeku Tritan Kalo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se nëse një person ka kollë, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të njoftojnë menjëherë urgjencën.
Tritan Kalo: Janë të lutur të telefonojnë 127 nëse do të kenë 3 shenja madhore. Së pari kollë dhe teshtitje të fuqishme Së dyti, temperaturë Së treti frymëmarrje të rënduar. Në këto raste është i justifikuar apelimi i urg jencës dhe adresimi në shërbimin e sëmundjeve infektive. Nuk lejohet vetëlëvizja, siç bënë një dy të sëmurë nga Skrapari. Kjo është shumë gabim për dy arsye: E para nuk është paravlerësuar dhe e dyta nëse vjen me mjetin tënd riskon edhe persona të tjerë. Si rregull kjo është e përcaktuar me protokoll, individët që kanë kontakt me të sëmurë të deklaruar duhet ose të qëndrojnë në shtëpi kur nuk kanë shenja të insuficiencës dhe ato që kanë shenja të lidhur ose jo me covid 19 duhet të adresohen në shërbimet përkatëse.
Tritan Kalo tha se Itali mbylli një derë, por hapi shumë dritare. Tritan Kalo: Italia ndoqi një shembull të gabuar. Menjëherë ndërpreu lidhet me kinën, pro nuk ndërpreu ardhjet e kinezëve apo udhëtarëve italiane që vinin nga kina nëpërmjet rrugëve të tjera ajrore. Mbylli një derë dhe la të hapura shumë dritare. Duke testuar vend e pa vend, pra jo duke targetuar. Italia testoi pa hesap, nga të cilat shumë pak rezultuan pozitive dhe u ul vigjilenca. Kalo tha se moshat më të prekur nga ky virus janë atë mbi 50 vjeç dhe personat që kanë sëmundje të tjera. Por apeli i Kalos ishte që të zbatohen masat e bërë publike, duke evituar daljet publike. Tritan Kalo: Ajo që më habiti, më mori dikush në telefon, më tha: Tek liqeni as për ditë vere nuk ka kaq shumë njerëz. Shkollat nuk u mbyllën që njerëzit të vlonin rrugëve. Është diçka e gabuar, ndërkohë që kërkohet mos frekuentohen shkollat, të evitohet mundësia e kontaktit të ngushtë , ne shtojmë këtë risk me veprimet tona të pa ndërgjegjshme.