Arbër Hajdari drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora. Ai ka treguar si filloi kjo nismë që tani ka marrë kaq përmasa të mëdha. Arbër Hajdari: Ishte një ditë feste ku unë e mora këtë iniciativë. Mora disa ushqime dhe kalova një drekë me disa fëmijë në nevojë në njësinë numër 4, ku ishte zona më e v arfër dhe fillova ta bëj këtë punë çdo fundjavë. Me shokë e shoqe merrnim ndihma nëpër shtëpi të ndryshme dhe rroba edhe i çonim në njerëzit në nevojë. E bëmë këtë punë rreth dy muaj dhe pastaj nuk kishim se çfarë të çonim sepse ishim studentë. Pastaj hapëm një faqe Facebook-u që ti vemë aktivitetet aty dhe nese ka njerëz që duan të bashkohen të bashkohen.
Rudina Dembacaj: Në fillim farë atë drekën me fëmijët e njësisë 4, si ndodhi që e organizove? Arbër Hajdari: Ishte bajram dhe drekat e bajramit zakonisht e hanë në shtëpi me tryezën plot e me familjen. Atë ditë i thashë babait tim çfarë kuptimi ka që ne të hamë drekë me tavolinë plot ku ka njerëz që nuk e dinë fare se çfarë është kjo festë se nuk kanë mundësi ta festojnë. I thashe se sot dua të bëj diçka ndryshe. Kisha kohë që kisha nisur disa projekte sociale që d ështuan me rradhë njëra pas tjetrës. “Fundjava ndryshe” ishte një projekt i rradhës që nuk d ështoi. /Ora News