Armanda Bottini është 82 vjeçarja e hekurt e cila ka arritur të mposhtë koronavirusin brenda një javë. Mjekët e spitalit San Matteo në Pavia e quanin 82 vjeçaren nga krahina e Pavisë e cila vuante edhe nga diabeti, “gjyshja e hekurt”. Bottini, arriti të shërohet nga koronavirusi pas vetëm një javë trajtimi në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit Pavia.

Zonja e ve, e cila ka jetuar në Borghetto Lodigiano që nga dhjetori, në një shtëpi të vogël ngjitur me banesën ku jetonte vajza e saj me burrin dhe nipin, papritmas u ndje e sëmurë ndërsa po qëndronte në tryezë me të afërmit. Armanda, e cila vuan nga diabeti i tipit 2 dhe kurohej vazhdimisht, kishte pasur ethe dhe të vjella. Të alajmëruar, anëtarët e familjes zgjodhën ta çonin në spitalin “San Matteo” në Pavia, të cilët pas analizave u thanë familjarëve se ishte me koronavirus.

Ka qenë nipi i saj që e rrëfen momentet kur morën vesh se ajo ishte e prekur nga koronavirusi. “Prindërit dhe unë menjëherë u alarmuam e shqetësuam për gjendjen e gjyshes time… Kur mjekët na thanë që analizat e koronavirusit rezultuan pozitive , ne filluam përgatitjen për më të keqen”, thotë nipi i saj. Por gjyshe Armanda, e cila ishte bukëpjekëse në Milano kur ishte e re, ka arritur ta mposhtë koronavirusin në vetëm një javë.