Ylli i futbollit, Ronaldinjo është arre stuar sot nga autoritetet në Paraguaj, pasi ak uzohet për përdorim të dokumentave të rreme.Policia bëri kërkime në dhomën e hotelit ku ai po qëndronte bashkë me të vëllain. Ata janë lënë në gjendje të lirë, por janë nën hetim.Sipas vetë ministrit të brendshëm të Paraguait futbollisti dhe vëllai i tij i kanë mohuar të gjitha ak uzat dhe po bashkëpunojnë vullnetarisht me autoritetet.
“Ronaldinjo do të paraqitet në seancën dëgjimore këtë të enjte, në Prokurori. Unë e respektoj popullaritetin e tij në sport, por edhe ligjet duhen respektuar. Nuk ka rëndësi se kush je, ligji është i njëjtë për të gjithë.” është shprehur ndër të tjera ministri.Kjo nuk është hera e parë që Ronaldinjo përfshihet në telashe me policinë, pasi në 2019-tën iu konfiskuan pasaporta braziliane dhe ajo spanjolle, për shkak të ak uzave për evazion fiskal./Pamfleti